Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë marrë lejen për importimin e testeve serologjike.

Ahmeti ka thënë se testet serologjike ishin të ndaluara nga marsi i këtij viti.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, 14 July 2020