Pas numrit të shtuar të të infektuarve dhe pacientëve që kanë vdekur në Kosovë nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rikthejë një varg hapash. Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë për media deklaroi se nga sot qytetet më të prekura të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria do të kenë kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Pas kësaj konference ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahemti i cili ka thënë se do ishte mirë që fillimisht Komuat të informohen paraprakisht para se të dilet në konferencë për masat që hyjnë në fuqi pas 6 orësh. /21Media