I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të interesohet për porositjen e dy milionë vaksinave potenciale kundër Covid-19.

Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milionë vaksina, kurse Shtetet e Bashkuara 100 milionë vaksina.

“Tani, e dijmë që Kosova nuk mund të shtyhet me shtetet e mëdha por që tani duhet të interesohemj për porositjen e 2 milion vakcinave. Në qoftë se jo direkt, atëherë që tani të kërkojmë ndihmen e miqve. Mos të ndodh sikur me teste”, ka porositur Ahmeti.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 86 raste të reja me koronavirus, ndërsa në krejt Kosovën 241 raste./21Media