Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka adresuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovësm për mos kalimin e pakos ekonomike.

Ai ka thënë se ka shumë familje që aktualisht i presin paratë për të paguar borxhet e rrymës e të kësteve të kredisë.

“Më falni, por nuk ka kurfarë arsyetimi me u vonu diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike. Ky Kuvend nuk ish desht me dal prej salles deri ta arrin kompromisin për një pako substanciale ekonomike. Ditë e natë. Kur nuk merren vesh për 62 milion marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat me kalu pako prej 1.2 miliard janë minimale. Me rëndësi, pagat po ju ecin. Por si krejt politikanët, një ditë kena me ec prej shpije e ska me ju dëgju askush. Qysh jeni tu vepru, po shpresoj që qajo ditë vjen më shpejtë.”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti në Facebook./21Media

E lus çdo politikan me ndërgjegjje, qeverinë e kuvendin, e partitë politike që vec ta mendojnë se ka shumë njerëz që po…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Mittwoch, 24. Juni 2020