Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Lajmi për zgjedhje është lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë. Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim. Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje ëahtë lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, 21 December 2020

Qeveria Hoti erdhi në pushtet me 3 qershor, që i bie se e ka udhëhequr vendin për 202 ditë. Në Kosovë në më pak se një vit, kanë rënë dy qeveri./21Media