Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar pas paralajmërimeve për veprime ligjore ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maska si pjesë e luftës së domosdoshme kundër përhapjes së koronavirusit që tashmë ka marrë hov në vendin tonë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se maskat mund të bëhet obliguese vetëm atëherë kur qytetarët do të kenë mundësi ta sigurojnë atë, pasi në krizën aktuale shuma prej 50 cent për 1 maskë një përdorim ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve.

“Mbajtja e maskës është e domosdoshme dhe e përgjegjshme. Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. Por kryesorja është arsyeja ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

‪Mbajtja e maskes është e domosdoshme dhe e përgjegjshme. Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. …

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, 29 June 2020