Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se shtimi i numrit të infektimeve janë pasojë normale e hapjes, ”rrjedhimisht edhe shtimi i infektimeve të personave të rrezikuar. Rrjedhimisht edhe vdekjet nga Covidi janë shtuar”.

Tutje Ahmeti ka shkruar se askush nuk pret nga qeveria të jenë ekspertë të luftes ndaj covidit, dhe sipastij tij, nuk është marre që Qeveria me kërku ndihmë e as nënshtrim me i ndihmu dikush nga opozita..

“Askush nuk pret nga qeveria të jenë ekspertë të luftes ndaj covidit. Por po ashtu presim qê disa çeshtje të adresohen. Në qoftë se kjo është luftë ping pongu në mes të qeverisë e opozites (keqmenaxhimi vs, papërgjegjësia me protesta) atëherë përnime qytetarëve i mbeten vetëm maskat. Nuk është marre me kërku ndihmë qeveria, e as nënshtrim me i ndihmu dikush nga opozita. Marre është me vdek më shumë njerëz për shkak se nuk keni bërë dicka që e keni ditur se duhej bërë‘, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook. /21Media