Flamurtari është rikthyer në Superligën e Kosovës

Flamurtari është rikthyer në Superligën e Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka uruar KF Flamurtari, i cili pas disa vitesh, është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Një urim i veçantë shkon për KF Flamurtari, skuadrën e njohur nga Prishtina që prej vitit të ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës. Kjo falë një sezone të mrekullueshme në Ligën e Parë. Pas disa viteve, kthehen në elitën futbollistike të Kosovës.