Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot publikoi listën e personave të vdekur në komunën e Prishtinës, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

28 persona të prekur nga Covid-19 kanë vdekur në Prishtinë, derisa në mesin e emrave ndodhet edhe një 13 vjeçar.

Ahmeti shkroi se viktimat nga Covidi nuk janë statistika.

“Sot përveq që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre – qytetarë të Komunës tonë që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska. Kjo është mbrojtja më e mirë dhe siguria që kjo listë të mos shtohet. Mbrojtje më e mirë se çfarëdo strategjie politike e kujtdo.”, shkroi në facebook i pari i Prishtinës.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit 16 persona të prekur me Covid-19 vdiqën, 258 raste rezultuan pozitive, ndërsa 196 persona u shëruan./21Media