Ahmeti reagoi pas vdekjes së qytetarit të Prishtinës

Ahmeti reagoi pas vdekjes së qytetarit të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tregoi se njëri prej personave që vdiq sot nga koronavirusi, S.N jetonte në kushte të rënda ekonimike.

Ai tha se deri në vitin 2015 i ndjeri kishte jetuar vetëm, në kontejnerë në Fushën e Pajtimit.

“Që atë vit, S.N. e kkemi vendos në banesë me qëra në Prishtinë. Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të. Kështu ndodhi edhe javen e kaluar kur njëri prej kojshive na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike.”, tha Ahmeti.

Tutje i pari i Prishtinës bëri të ditur se edhe kur ishte infektuar i ndjeri me koronavirus.

“Edhe pse nuk kishte simptoma të virusit, megjithatë mjekët vendosen që ta testojnë. Doli pozitiv testi. Sot në mëngjes, S.N. ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga komplikimet nga sëmundjet. Janë marr të gjtha masat e protokolit.Por ky status nuk ishte vetëm për të ju kujtuar rreziqet nga virusi.”, tha Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Deri më tani në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur tre persona, ndërsa janë infektuar 145, kur 23 është numri i të shëruarve./21Media