Pas prezantimit të masave të reja nga kreu i ekzekutivit, Avdullah Hotit, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se është paradoksale se si Prishtina është vendosur në zonën e kuqe, teksa Lipjani e Graçanica në zonën e gjelbër, pavarësisht afërsisë në distancë që kanë këto komuna.

Ai ka shtuar se në zonën e gjelbër janë vendosur komuna të cilat nuk bëjnë asnjë testim.

Sistemi i qeverisë për masa:

– Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, November 11, 2020

 

Masat më të rrepta janë për komunat që janë në zonën e kuqe, ku veprimtaria ekonomike do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 19:00, pas kësaj ore do të mbyllen të gjitha, e edhe lëvizja e qytetarëve.

“Në komunat që janë në zonën e gjelbër kemi lejuar që sektorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00. Kemi rregulluar transportin publik dhe të taksive. Kemi kufizuar qendrat tregtare nga 05:00 deri në 20:00. Gastronomisë nga ora 05:00 deri në 20:00, pas kësaj merr me vete”, tha ai.

“Komunat me rrezik të mesëm, punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00. Gastronomia 05:00 deri në 18:00, pas kësaj ore merr me vete. Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë me stafin esencial. Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00”, tha ai.

“Rreziku më i lartë është në komunat që tejkalojnë 150 të infektuar brenda javës. Janë 7 komuna dhe duke e pa madhësinë i kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna. Ndalohet hyrje-daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00”, tha ai./21Media