Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga Covid-19 ka thënë se Kosova nuk është në situatë të bëjë zgjedhjen e vaksinave.

Sipas Ahmetit nëse vaksinat kineze do të ishin të pasigurta, Turqia i cili është një ndër shtetet me sistemin shëndetësor më të fortë në botë nuk do ta rrezikonte stafin e vet me 3 milionë të vaksinuar.

“Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e thotë se nuk mund të importojmë të tilla. E para, 38 përqind e të vaksinuarve në Hungari (BE) kanë marr vaksina kineze ndërsa Republika Çeke veçse ka porositur sasi. Polonia do të jetë shteti i tretë. Se çka thotë Ligji e dimë por edhe se kjo qeveri ka fuqi me ndryshu ligje e dimë. Nuk i përmenda shtetet tjera si Meksiko e Turqia sepse tek ne nuk merren për bazë. Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është me arsyetu zgjedhësin. Nuk besoj se Turqia me Një ndër sektorët më të fortë shëndetësor në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milion te vaksinuar punëtorë shëndetësor. E Hungaria, Çekka e Polonia edhe më pak. E SHBA asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet ti blejë ato. ShBA deri në qershor do të ketë vaksina sa për krejt popullatën”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

Sipas tij, në kohë të 15 viktimave në ditë, refuzimi duhet të arsyetohet më mirë./21Media