Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Ahmeti në një shkrim në Facebook u shpreh se shifrat e fundit janë alarmante dhe shqetësuese. Kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat ndaj Covid-19.

“Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media