Mbrëmë u konfirmuan 129 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shifër kjo rekord qysh prej fillimit të pandemisë. Prej këtyre rasteve që u konfirmuan mbrëmë, 46 janë nga komuna e Prishtinës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh se kjo është shifër alarmanete. Ka kërkuar nga qytetarët të respektohen rekomandimet e dhëna, që të mos rikthehen masat drastike.

“Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante! Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që ministria dhe IKSHP të mos i rikthejnë masat drastike. Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media