Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti në paraqitjen e tij në Facebook shpalosi synimin për kryeministrin shqiptar.

Ahmeti tha se tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë, tani është koha edhe për një ëndërr tjetër, për kryeministër shqiptar.

“Kjo ide është shumë me e madhe se çdo parti ose cilido person. Kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua… Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare. Kryeministri i parë shqiptarë do të jetë një kryeministër për të gjithë, një kryeministër i barazisë, vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta”.

Ahmeti bëri thirrje partive shqiptare dhe shqiptarëve për ta mbështetur këtë kauzë sepse theksoi se kjo ide është më e madhe se çdo parti.

“Është koha për t’u bashkuar, koha për të vepruar përsëri së bashku. Kjo është një thirrje për të gjitha partitë shqiptare dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, për të mbështetur kauzën tonë, e cila është më e madhe se të gjithë ne.”. /TV21