Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se si komunë kanë rritur kapacitetin e testimeve serologjike deri në 120 sosh në ditë.

Kreu i Prishtinës ka treguar se deri më tani janë testuar pacientë me simptoma dhe punëtorët shëndetësor dhe ata të Komunës të cilët kanë punë me palë dhe janë staf esencial.

Ahmeti ka thënë se nga analizat e kryera kanë dalë të dhëna interesnate por që thotë se nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme, derisa thotë se Testi PCR që kryhet nga IKSHP është më i sigurt./21Media