Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ahmeti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se situata me Covid-19 mbetet edhe më tej e rënduar.

“Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar i pari i Prishtinës./21Media