Ahmeti takohet me Zobotka-n.

Ahmeti takohet me Zobotka-n.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim pune me kryetarin e Kuvendit austriak, Volfgang Sobotka.

Ahmeti falënderoi Sobotkan për vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin austriak në vendosjen e paqes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Austria ka pasur rol të veçantë nëpërmjet Stefan Lehne dhe kanë lënë gjurmë të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i BDI-së është Bashkimi Evropian dhe që Austria është përkrahëse e madhe e aspiratave tona”, thuhet në kumtesën partiake.

Ai ka shprehur bindjen që zgjedhjet do të realizohen konform standardeve evropiane dhe “le të fitojë më i miri të cilin do ta vlerësojnë qytetarët”.

Prioritetet tona përfshijnë edhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë, vetingun për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vende pune për të gjithë”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Sobotka ka rikonfirmuar përkrahjen e madhe austriake për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut./TV21