Ahmeti: Sot i përulem njërzillëkut të bacës Adem

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  pas ndarjes nga jeta të  aktorit të njohur Adem Mikullovci, ka kujtuar miqënë që ka pasur me babanë e tij aktorin e ndjerë, Ali Ahmetin.

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju.”, ka shkruar Ahmeti.

Ai po ashtu e ka folur edhe për kontributin e Adem Mikullovcit në politikë.

“Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.

Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.

Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj.

Ngushëllime familjes!”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë që pjesë e kujtimeve që i ka treguar i pari i Prishtinës, janë edhe ato të fëmijërisë së hershme të tij.

“Sot paska ndërru jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.“,  është shprehur Ahmeti./21Media

 

 

Back to top button