Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pacientët me COVID-19 po përballen me kosto të lartë të shpenzimeve, të cilat për shumicën janë të papërballueshme.

Ahmeti ka thënë tutje se komuna që ai drejton është e gatshme të bashkëfinancojnë një ndihmë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon.

“Përpos krizes ekonomime të përgjithshme, është edhe një aspekt akut i krizes. Shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore. P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik. Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.