Infektologu Salih Ahmeti i ftuar në emsionin, Argument Plus në RTV21, foli rreth situatës me Covid-19.

Ai pranoi se teoritë konspirative po ndikojnë që pacientët me Covid-19 po hezitojnë të shtrihen në spital, përcjell portali rtv21.tv

Tregoi një rast kur një e moshuar kishte thënë se ishte frikësuar të shtrihet në spital.

“Me kanë thënë se këtu në spital të mbysin”, citoi Ahmeti të ketë thënë e moshuara.

Tutje ai tha se një tjetër faktor që ndikon është edhe standarti i lartë i jetës së disa pacientëve në shtëpitë e tyre./21Media