Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në urimin e tij për themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar atë për organizimin e tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas tij, sot janë rrezikuar qindra njerëz, dhe ai nuk po e kupton se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu.

I pari i Prishtinës ka thënë se tubimi i VV’së në kryeqytet ishte “tepër papërgjegjësi e madhe”.

“Lëvizjes Vetëvendosje ja uroj 15 vjetorin e krijimit! Por, meqenëse kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë. Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll“, ka shkruar Ahmeti ndër të tjera në Facebook.

 

Lëvizja Vetëvendosje për rreth 2 orë, sot mbajti një manifestim për të shënuar 12 vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15 vjetorin e themelimit. /21Media