Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar VV-në dhe kandidatin e saj Shpejtim Bulliqi për fitoren në komunën e Podujevës.

“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, November 29, 2020

 

Sipas rezultateve të KQZ-së, me 51.64% të votave, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar në zgjedhjet e sotme komunale në Podujevë. Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari ka marrë 35.97%, ndërsa, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 12.40%./21Media