”Asociacioni kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Ahmeti: Nuk duhet të jetë, sepse nuk i ndihmon dialogut

(Lajm i përditësuar)

Ahmeti: Ne do kemi një bashkëpunim të ngusht si anëtarë të Këshillit të Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 tha se Kosova është e gatshme t’i plotësojë të gjitha kërkesat që janë pjesë e raportit të Dora Bakoyannis.

”Kosova është vendi i parë në rajon sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit. Zotimi para se ta dërgojmë letrën e  krerëve të shtetit i kemi analizuar mirë janë zotime që mund të realizohen brenda një periudhe. Ne do kemi një bashkëpunim të ngusht si anëtarë të Këshillit të Evropës me mekanizmat e Këshillit të Evropës”, tha Ahmeit.


Ahmeti: Zotohem që do të punojmë që të kemi një anëtarësim në mes të muajit maj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 nga Strasburgu i  Francës tha se Kosova do punojë nga nesër që  Ministrat e jashtëm mos ta shtyjnë për një periudhë e tjetër vendimin për Kosovën.

”Unë zotohem që do të punojmë nga nesër që të kemi një anëtarësim në mes të muajit maj”, tha ndër tjera Ahmeti.


”Asociacioni kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Ahmeti: Nuk duhet të jetë, sepse nuk i ndihmon dialogut

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 nga Strasburgu i  Francës ka folur për Asociaconin që mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Kosovës më 16 maj.

Ahmeti tutje tha se për anëtarësim nuk është kusht formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (Asociacioni) për të cilën insiston pala serbe, duke shtuar se

”Asociaocni nuk duhet të jetë, sepse nuk i ndihmon procesit të dialogut. Nëse flasim për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, atherë do të ishte në kundër thënje që të shtyhet anëtarësimi në Këshill, pa u anëtarësu Kosova në Këshill të Evropës nuk do ketë të drejta”, tha ndër tjera Ahmeti.

Ahmeti: Argumentet janë në anën tonë, juristët e Këshillit të Evropës e kanë konfirmuar se Kosova plotëson të gjitha kushtet

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në ”Click” të RTV21 tha se Kosova do fillojë punën që të ketë sukses edhe në hapin tjetër për anëtarësimin në Këshillë të Evropës.

”Ne do të punojmë që nesër që të kemi një anëtarësim në mes të muajit maj, vendimi nuk është në dorën tonë, argumentet janë në anën tonë, janë edhe argumentet e juristëve të Këshillit të Evropës”, tha Ahmeit.


Ahmeti: Nuk është anëtarësimi me fusnotë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në ”Click” të RTV21 nga Strasburgu i  Francës ka thënë se sot ishte një ditë intensive, por sipas tij ishte një ditë historike për Kosovën, pasi që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ahmeti tha se Kosova  në Këshill të Evropës do të anëtarësohet pa fusnotë.

”Anëtarësimi nuk është me fusnotë, sot Asambleja Paralamentare e Këshllit të Evropës ka rekoamnduar që Kosova të anëtarësohet pa fusnotë, si Kosovë”, tha Ahemti.

Back to top button