Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është më i ulëti që nga fundi i marsit, kur vetëm vdekjet në spitale po regjistroheshin. Shifrat e reja përfshijnë vdekjet në shtëpitë e përkujdesjes kanë rënë për disa ditë.

Ndërkohë, një shef i kujdesit intensiv në rajonin e Parisit ka thënë për mediat lokale se virusi ishte i pranishëm në Francë në 27 dhjetor – një muaj para se të konfirmoheshin rastet e para.

Yves Cohen i tha transmetuesit BFMTV se ekipi i tij kishte rishikuar teste negative për gripin dhe koronaviruset e tjera te mbi 24 pacientë që kishin qenë në spital me simptoma të frymëmarrjes në dhjetor dhe janar, përcjell portal rtv21.tv.

“Nga 24 pacientë, ne patëm një rezultat pozitiv për Covid-19 në 27 Dhjetor, kur ai ishte në spital te ne,” tha ai, duke shtuar se testi ishte përsëritur disa herë për të konfirmuar rezultatin.

Dr Cohen shtoi që ai kishte raportuar rastin tek autoritetet rajonale të shëndetit dhe kërkoi që teste të tjera negative për grip e sëmundje tjera nga e njëjta periudhë të rishqyrtoheshin.

Franca po planifikon të heqë bllokimet  më 11 maj, kur fëmijët do të kthehen në shkollë në faza, disa biznese do të rihapen dhe njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë brenda 100 km  larg shtëpive të tyre pa nevojën e një dokumenti që jep një arsye për lëvizjen e tyre.

Sidoqoftë, të dielën Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Véran tha se kjo do të varet nga rënia e mëtejshme e numrit të infeksioneve të reja, veçanërisht në zonat si rajoni i Parisit dhe Franca verilindore.

Franca sqaroi gjithashtu  një rregull e cila kërkon që kushdo që hyn në vend të shkojë në izolim për dy javë, nuk vlen për njerëzit që vijnë nga vendet e BE-së, zona e Shengenit ose Britania e Madhe./21Media