Dy emrat më të dashur të skenës po bëhen bashkë për t’ua sjellë një projekt të veçantë muzikor. Bëhet fjalë për këngëtaren Aida Doci dhe vokalistin e grupit “Fisnikët”, Agim Gërguri. Kështu së paku la të kuptohet Aida me një fotografi që e publikoi në Instagram, ku shihet përkrah Agim Gërgurit.

“Kisha nderin ta takoj Legjenden qe jam rrit me kenget e tij. Coming soon….”, ka shkruar Aida krahas fotografisë me të.

Një bashkëpunim mes tyre do të pritej shumë mirë nga fansat e dyshes./21Media