Ditë më parë u bë e ditur se ylli i Bollywood-it, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj kanë rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Kurse, sot mediat e huaja shkruajn se aktorja 46-vjeçare  dhe vajza e saj janë shtruar në spitalet në Mumbai pasi që të dyja patën probleme me frymarje.

Kujtojmë se, edhe vjehrri i aktores Amitabh Bachchan, një nga aktorët më të famshëm të Indisë dhe burri i saj Abhishek janë me virus dhe aktualisht janë në spital.

Anëtarët e tjerë të familjes Bachchan përfshirë Jaya Bachchan, gruaja e Amitabh, kane dalur negativë në testin për koronavirus, raportojnë media lokale./21Media