Procesi i akreditimit do të zhvillohet sipas standardeve të akreditimit të AKA-së

Procesi i akreditimit do të zhvillohet sipas standardeve të akreditimit të AKA-së

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë.

AKA fillimisht do të organizojë akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë.

Procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit të AKA-së dhe duke shqyrtuar praktikat më të mira të akreditimit në rajon dhe në Evropë gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë.

AKA do të informojë me kohë të gjitha institucionet e arsimit të lartë mbi hapat e ardhshëm rreth akreditimit institucional.

KSHC fton institucionet e arsimit të lartë të ndajnë informacion me AKA rreth riorganizimit të administrimit institucional dhe programeve të studimit në distancë gjatë situatës me pandemi COVID-19 në Kosovë.