Akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Në 25 vjetorin e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, është mbajtur akademi përkujtimore ku koloneli është kujtuar si ushtarak me vlera atdhetare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Krasniqi kishte vendosur bazat e ushtrisë së Kosovës.

Abdixhiku tha se sot e kaluara e Kosovës dhe Krasniqi janë një derisa shtoi se “hija ushtarake e Krasniqit do të përcjellë brezat e rinj të cilët do të njohin edhe ushtrinë e Kosovës përmes tij”.

Back to top button