Akcil: Kënga me Shyhreten i kushtohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi
8 Tetor 2020
Së shpejti do publikohet kënga “Jam shqiptar” nga Shyhrete Behluli dhe këngëtari turk, Sinan Akcil. Titulli i këngës u bë i ditur nga Shyhretja kurse, këngëtari nga Turqia tregoi se çfare teme e trajton kjo këngë.
Në një postim në Instagram, Sinani tregoi se kjo këngë i kushtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Turqi. Ai ka shkruar se shpreson që ky projekt të jetë zëri i vuajtjeve të kaluara ndër vite.
“Së shpejti për të gjithë njerëzimin me origjinë shqiptare .. “Jam Shqiptar” shpresoj që kjo këngë të jetë zëri i të gjitha dhimbjeve të pësuara në kohë. Për te gjithë motrat e vëllezërit shqiptar që jetojnë në Turqi”, ka shkruar ai në Instagram, teksa ka publikuar fotografinë duke bërë shqiponjën me duar bashkë me Shyhreten./21Media