Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Mastersit të xhudos
12 Janar 2021
Akil Gjakova ka kaluar me sukses dy pengesat e para, për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudisti kosovar mposhti në raundin e parë Somon Makhmadbekhov të Taxhikistanit dhe rusin Dennis Iartcev në raundin e dytë, medalist i bronztë botëror nga viti i kaluar.
Akili në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë përballet Zhansay Smagulov të Azerbajxhanit.
Akil Gjakova💪🇽🇰 ka kaluar me sukses dy pengesat e para, për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos🥋, që po…
Posted by Kosovo Olympic Committee on Tuesday, January 12, 2021