Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe bashkëshortja e tij, Suela Muminoviç do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Lajmin e ka bërë të ditur xhudisti përmes një imazhi të bukur, në të cilin shihet pranë personit të zemrës. Madje, përmes imazhit Akili dhe Suela kanë zbuluar gjininë e foshnjes.

“Është djalë”, ka shkruar xhudisti i njohur krahas fotografisë së bukur, të realizuar në borë.

 Akil Gjakova dhe Suela Muminoviçdje i kanë dhënë fund beqarisë në muajin gusht të vitit 2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Akil Gjakova (@akilgjakova)

Akil Gjakova (i lindur më 4 janar 1996 në Pejë) është xhudisti i njohur kosovar, i cili lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë. Sa iu përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Ndërsa, në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari./21Media