Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje, goditet për vdekje një grua

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk.

Mësohet se një mjet transporti mallrash tip furgon, ka goditur një grua rreth të 60-ve ende e paidentifikuar, ka ndërruar jetë në vend.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni.

Drejtuesi i furgonit, 30-vjeçari O.Gj., është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Back to top button