Një 21-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pas një vetaksidenti.

Bashkë me të në veturë kanë qenë edhe tre persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Sot rreth orës 02:45 në rrugën nacionale Zubin Potok- Mitrovicë, në fshatin Zhabar, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushte të rrugës, vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasoj e aksidentit pasagjeri A.Sh., 21 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjeret tjerë pas marrjes se tretmanit në Spitalin rajonal Mitrovicë janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media