Të lënduarit u dërguan në QKUK

Të lënduarit u dërguan në QKUK

Sot rreth orës 02:00, në rrugën Prishtinë –Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person 39 vjeç ka vdekur, ndërsa tetë persona të tjerë janë lënduar.

Sipas policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat”, me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80”, me targa të Republikës së Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën: B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( vozitësi i veturës Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2019./21Media