Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve

Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve

Një aksident i rëndë zingjiror sapo ka ndodhur në qendër të Gjilanit. Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se sipas informacioneve të para besdohet se këtë aksident e ka shkaktuar një kamion transportues dhe janë përfshirë disa vetura.

Hashani për rtv21.tv e cilësoi këtë aksident si të rëndë, megjithatë tani për tani ai tha që nuk dihet për numrin e të lënduarve.

Portali Rtv21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

RTv21.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./21Media