Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Zhupan, Fier.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që lëvizte në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale P.M.

“Rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor”, njofton policia.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për ndriçimin e plotë të ngjarjes./oranews