Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Besi -Millshevë në Obiliq.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se në aksidentin e sotëm janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media