Një person tjetër mbetet i lënduar

Një person tjetër mbetet i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjësin e së dielës në Lushnje të Shqipërisë.

Nga aksidenti ka vdekur drejtuesi i veturës dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri.

Shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Fiat punto” dhe ka dalë jashtë rruge.

“Për pasojë 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Ngjarja e ka ndodhur rreth orës 02:25 në vendin e quajtur “Zhym”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.