Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.
Policia ka njoftuar se është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident./21Media