Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05, në fshatin Terstenik të Drenasit.

Sipas Policisë, viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën “Renault” me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjareve./21Media