I dyshuari është në ndalim për 48 orë

I dyshuari është në ndalim për 48 orë

Një aksident me fatalitet ndodhi sot rreth orës 12:00 në Gjilan, në të cilin ishte i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete.”, njoftoi Prokuroria Themelore e Gjilanit

I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

“Ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.”, bëri të ditur më tutje Prokuroria./21Media