Një person i vdekur, dy të lënduar

Një person i vdekur, dy të lënduar

Sot rreth orës 14:10 në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës ndodhi një aksident ndërmjet dy veturave, si pasojë e së cilit vdiq një person dhe u lënduan dy të tjerë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 14:30 kemi pranuar nje konfirmim nga njesitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lenduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë.”, konfirmoi Krasniqi.

Portali rtv21.tv kontaktoi me mjekun kujdestar në qendrën emergjente në Prishtinë, Avdush Bajgorën, i cili u shpreh se të lënduarit janë me vetëdije. Ai tha se janë në procesin e ekzaminimit dhe se tani për tani nuk mund të japin detaje tjera.

Që nga paslufta kanë vdekur 2523 persona nga aksidentet në trafik, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122./21Media