Një person ka vdekur jetë si pasojë e një aksident trafiku, në fshatin Llukar të Prishtinës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:45, ndërmjet një veture dhe një kamioni. Shoferi i veturës nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë, shkruan rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 40 aksidente./21Media