Vetura doli jashtë rrugës

Vetura doli jashtë rrugës

Një person ka vdekur pas një aksidenti në komunikacion mbrëmë rreth orës 17:25 në fshatin Petrovë të Shtimës.

“Është raportuar se një mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosoovës.

Sipas policisë për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore, shkruan rtv21.tv.

Vetëm dje në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 13 aksidente, përveç aksidentit me fatalitet edhe 4 të tjera me të lënduar./21Media