Një vjazë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:20, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren e mitur femër kosovare. Si pasojë e aksidentit këmbësorja pëson lëndime dhe merr ndihmën e parë në Emergjencën në Mitrovicë dhe dërgohet në QKUK-së. Viktima si pasojë e plagëve te marra në aksident ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./21Media