Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik dje në rrugën Viti-Kllokot.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave cilvile.

“Si pasojë, njëri nga vozitësit mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi tjetër mashkull kosovar me tre pasagjerët një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare, ku dy prej të lënduarve ndalen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa njëra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 61 aksidente, 1 me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 37 vetëm me dëme materiale./21Media