Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat”

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat”

Në orët e para të ditës së diel ka ndodhur një aksident në fshatin Grabian të Lushnjes me ç’rast ka vdekur një person.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta në vendin e quajtur “Tre Urat”, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin, Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka vdekur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabian.

Në Komisariatin e Policisë Lushnje është shoqëruar shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.