Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Të lënduarit u dërguan për tretman mjekësor

Dy persona u lënduan sot rreth orës 09:00 në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Rastin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, sipas së cilës, të lënduarit u dërguan për tretman mjekësor.

Sipas Ahmetit, në aksident u përfshinë dy automjete, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button