Një aksident me varkë në liqenin Albert në kufirin e Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos ka lënë të paktën 26 persona të vdekur.

Një “erë e fortë” bëri që anija të fundoset nën ujë, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP.

Dhjetëra njerëz ishin në bord dhe të paktën 21 njerëz u shpëtuan, transmeton rtv21.tv.

Anija po udhëtonte mes dy vendndodhjeve në anën e Ugandës të mërkurën kur erërat e forta shpërthyen dhe ajo u përmbys.
Shpëtuesit nuk prisnin të gjenin më të mbijetuar. Sidoqoftë, media lokale citoi shefin e lokalitetit i cili tha që kërkimi ishte duke vazhduar.

Një zyrtar tha se shumë nga viktimat po përpiqeshin të ktheheshin ilegalisht në Republikën Demokratike Kongo për të shmangur kufizimet e koronavirusit që kanë ndaluar trafikun më të madh midis Republikës Demokratike Kongo dhe Ugandës./21Media